Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e tij në Ferizaj ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar edhe vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.
“Ferizaj 18.11.2025 – 11:05, “Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/
