Një person është gjetur pa shenja jete sot në komunën e Deçanit. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Deçanit, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:30 të mëngjesit policia ka pranuar informatën nga familjarët e viktimës se kanë gjetur pa shenja jete djalin e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion./UBTNews/