Është gjetur pa shenja jetë një grua në Pejë. Policia njofton se gjatë ditës së hënës gruaja është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion (IML).
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.