Një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Obiliq. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./UBTNews