UBT News

Gjendet pa shenja jete një femër në Lipjan

Një femër është gjetur pa shenja jete në Lipjan. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:22.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK-ja.

Exit mobile version