Një burrë nga fshati Prelluzhë e Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete. Policia e Kosovës njofton se një dëshmitar ka gjetur pa shenja jete fqinjin e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe mjekësia ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews