UBT News

Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raport./D.B/UBTNews

Exit mobile version