Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 04:00 në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës thonë se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, njoftojnë nga Policia./UBTNews