Një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për UBTNews se trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.
“Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilan. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për kryerjen e obduksionit dhe hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit”, deklaroi Hashani./UBTNews/