Një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:40 në rrugën “Lekë Dukagjini” në kryeqytet. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e konfirmoi rastin për UBTNews dhe deklaroi se dyshohet që ajo ka kryer vetëvrasje. Sipas tij, Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet mbi vdekjen.
“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews/