UBT News

Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Banjë të Istogut

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Banjë të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Banjë të Istogut është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull rreth 22 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se hetuesit rajonal dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet./UBTNews

Exit mobile version