Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj 24-vjeçarja në Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti
24-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, derisa rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj.
“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.