UBT News

Gjendet një vath mahnitës ari në Danimarkë

Muzeu Kombëtar i Danimarkës ka njoftuar se është gjetur një vath i rrallë i arit në Danimarkë, që besohet se i takon shekullit të 11-të. Kjo bizhuteri e rrallë u gjet në një fushë në West Jutland të Danimarkës, nga Frants Fugl Vestergaard, me ndihmën e një detektori metali.

Sipas Muzeut Kombëtar, ky vath ari besohet se i takonte Lindjes së Mesme, dhe është hera e parë që u zbulua një gjësend i tillë në Skandinavi.

Muzeu i Kopenhagës beson se vathi e ka origjinën në Bizant ose Egjipt dhe mund të jetë dhuratë nga perandori i Bizantit për një prijës viking.

Një shpjegim tjetër që u dha ishte se perandori i Bizantit ia kishte dhuruar vathin një vikingu danez që ishte truproja e tij.

Kjo copëz ari, e cila u shtua në ekspozitën e muzeut të hënën, është jashtëzakonisht e rrallë pasi vetëm një pjesë e vogël e artefakteve të ngjashme janë gjetur në të gjithë botën./UBTNews

Exit mobile version