UBT News

Gjendet një qese me drogë në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga zyrtarë të Burgut të Dubravës ka pranuar informatën se është gjetur një qese e mbushur me 51 toptha të vegjël të mbushur me marihuanë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se qesja me substancë narkotike ishte fshehur rreth murit të pjesës së jashtme të burgut.

“Nga zyrtarët e Burgut të Dubravës është pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë rreth murit të pjesës se jashtme, është gjetur një qese e mbushur me 51 toptha të vegjël të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 105 gramë”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti ndodhet nën hetime. 

Exit mobile version