Një person është gjetur dje i vdekur nga një dëshmitar në Suharekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.