Një person është gjetur pa shenja jete në Zveçan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ai është gjetur i vdekur më 25 mars. Ndërkohë, policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.