UBT News

Gjendet një person i vdekur në Strellc të Deçanit

Një person është gjetur i vdekur në rrugët e fshatit Strellc të Epërm të Deçanit mbrëmjen e së martës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version