UBT News

Gjendet një mumje në çantën e një burri nga Peruja

Policia në Peru zbuloi befasishëm një mumje të lashtë në çantën e një burri në Peru, i cili ua tërhoqi vëmendjen për shkak të sjelljeve të tij të çuditshme dhe gjendjes së dehur në një zonë arkeologjike në Puno.

Burri tha se ai kishte qenë duke ndarë dhomën e tij me mumjen e fashuar dhe e konsideronte atë “një lloj të dashure shpirtërore”. Eshtrat i kishte futur në çantë për t’ua treguar miqve të tij.

Ai ka shpjeguar se “Juanitën”, siç i kishte vënë nofkën mumisë, e ka mbajtur në një kuti në dhomën e tij, pranë televizorit. Ai shtoi se ishte në pronësi të babait të tij, porse nuk dha detaje se si ra nën pronësinë e të atit.

Sipas ekspertëve, mumja datonte midis 600 dhe 800 vjeç, dhe ishte një mashkull i rritur dhe jo një grua, siç kishte thënë ai.

Mashkulli i mumifikuar vlerësohet të ketë qenë më shumë se 45 vjeç në kohën e vdekjes dhe 1.51 m i gjatë./UBTNews/

Exit mobile version