UBT News

Gjendet një mjet shpërthyes në një minierë në Novobërdë

Një mjet shpërthyes është gjetur në Minierën e Vjetër në Novobërdë, nga një udhëheqës turistik, përderisa ishte duke asistuar dy hulumtues të huaj.

“Një mashkull kosovar (udhëheqës  turistik) ka raportuar se derisa ka qenë duke asistuar dy hulumtueseve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra kishin vërejtur në nje mjet të dyshuar shpërthyes”, thuhet në raportin e policisë.

Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente.

Exit mobile version