Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë ka gjetur dje një mjet shpërthyes, gjersa ishte duke kullotur bagëtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës.
“Lagja Brekoc, Gjakovë, 30.09.2021 – 08:15. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke kullotur bagëtinë kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftim.