Policia e Kosovës ka njoftuar se një banor i Drenasit ka gjetur një mjet shpërthyese përgjatë kohës sa ishte duke kryer punime në rrugë.
Policia njofton se njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikan e kanë bërë tërheqjen e mjetit.
“Rr. Ilaz Kodra, Drenas, 23.09.2021 – 14:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer punime në rrugë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit, kurse njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it Amerikan e kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.