Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në Arllat të Drenasit.
Policia ka informuar se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka bërë deminimin e mjetit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident.”, ka bërë të ditur Policia.