Policia e Kosovës njofton se një grua dje është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj në Podujevë. Siç njofton policia, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Podujevë/31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.