Një person ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar – bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.
“Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.