Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar.
Shërbimet e urgjencës kishin “gjetur fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore, shkruan BBC.
Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km (870 milje) nëpër Australinë Perëndimore.
Gjiganti i minierave, Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz.
Kapsula – e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë – përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.
Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë gjuetisë së tyre.
Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.