UBT News

Gjendet i vdekur një zyrtar i zgjedhjeve në Kenia

Një zyrtar i zgjedhjeve në Kenia, i cili u zhduk menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të së martës së kaluar, është gjetur i vdekur.

Trupi i Daniel Mbolu Musyoka u gjet pranë malit Kilimanjaro, shumë larg kryeqytetit.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen, por lajmi po shqetëson njerëzit pas rezultatit të diskutueshëm në zgjedhjet presidenciale.

William Ruto mundi ngushtë rivalin e tij, Raila Odinga, në zgjedhjet presidenciale. Por aleatët e Odinga-s po e kontestojnë rezultatin zgjedhor. Sipas të dhënave zyrtare, Ruto mori 50.5% të votave.

Edhe pse në përgjithësi kjo ka qenë deri më tani një nga periudhat zgjedhore më paqësore në historinë e Kenias, kryetari i komisionit zgjedhor, Wafula Chebukati, tha se anëtarët e tjerë të stafit ishin arrestuar në mënyrë arbitrare dhe ishin përballur me frikësim dhe ngacmim./UBTNews/

Exit mobile version