UBT News

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Gjilan

Dje një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalur prokurori, njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version