Një burrë dje u gjet pa shenja jete në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Policia sot informoi se vdekjen e burrit e konstatoi ekipi mjekësor.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, informoi Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.
Policia rastin e cilësoi si “Hetim i vdekjes”.