UBT News

Gjendet i vdekur një qytetar i Vitisë, ditë më parë u raportua i zhdukur

Është gjetur i vdekur Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Rrahmani nga Debelldehu.

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutem që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti./UBTNews

Exit mobile version