UBT News

Gjendet i vdekur një prej sulmuesve me thikë në Kanada

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për sulm masiv me thikë që la dhjetë të vdekur dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan, të dielën.

Trupi i Damien Sanderson, 31-vjeçar, u gjet në James Smith Cree, ku ndodhën vrasjet.

Sulmi me thikë ka tronditur provincën zakonisht paqësore, dhe policia po heton 13 skena të ndryshme krimi.

Motivi i sulmit nuk dihet. Të dy vëllezërit u akuzuan për vrasje, pavarësisht se nuk u arrestuan./UBTNews/

Exit mobile version