Një person është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle fillore në fshatin Budrigë e ulët e komunës së Parteshit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se viktima ka qenë punëtor i një shkolle tjetër.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një sholle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./UBTNews