Një person i moshës rreth 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 09:00 është raportuar se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.