UBT News

Gjendet i vdekur një person në Klinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një shtëpi, raporton policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është inicuar si hetim i vdekjes.

‘Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version