UBT News

Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Mbrëmjen e së dielës është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Studenicë të Istogut.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version