Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Drenas.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“HETIM MBI VDEKJEN-Gllogoc, 14.11.2021 – 13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.