UBT News

Gjendet i vdekur një 10-vjeçar në Malishevë

Një 10-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të një kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30.

Rastin e kanë konfirmuar për UBTNews nga Policia e Kosovës, ku mes tjerash u tha se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë.

“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version