UBT News

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Malishevë

Një burrë në Malishevë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Malishevë  18.01.2024. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Exit mobile version