UBT News

Gjendet i vdekur ish-truproja i Beckham, ky është mesazhi i tij lamtumirës

Craig Ainsworth, ish-anëtar i marinës mbretërore britanike dhe ish-truproja i David dhe Victoria Beckham, u gjet i vdekur në Spanjë.

Për të ishte shpallur më parë një kërkim i madh nga policia, shkruan Mirror, dhe lajmi për vdekjen e tij u shpërnda nga nëna e tij.

Para se të kryente vetëvrasje, Craig u drejtua te ndjekësit në rrjet me një letër lamtumire, shpjegoi arsyet pse mori këtë vendim kaq radikal.

“Që të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë, kjo është gjithçka. Për shumicën ky do të jetë një shok, kam qenë në dhimbje të madhe gjatë katër viteve të fundit që kur bllokimi nervor shkatërroi gjithçka që kam ndërtuar, humba disa njerëz të mrekullueshëm që isha krenar t’i quaja miq dhe kolegë. Posaçërisht Ryan dhe Jamie, që ishin si vëllezërit e mi. Anëtarët e familjes sime më sulmuan e poshtëruan publikisht, edhe pse e dinin që isha në gjendje të keqe, dhe humba miq me të cilët kam qenë në kontakt për 20 vjet, që vendosën të flasin për mua, në vend që të flisnin me mua. Kur kisha më shumë nevojë për të gjithë, e zgjedhën të më sulmojnë në vend të më mbështesin, dhe kjo është diçka nga e cila nuk jam shpërblyer kurrë. Kjo më thau thjesht”, shkruajti Craig në postimin e tij të fundit.

Craig Ainsworth shtoi se “nuk dëshiron varrim, por që eshtrat e tij të hidhen në det”.

Ainsworth ka punuar për David dhe Victoria Beckham nga 2013 deri në 2015, kur jetonin në “Holland park” në Londër. Ai ka folur për çiftin pasi është publikuar një dokumentar për ta në Netflix.

“David ishte sharmant. Victoria mbante veten, ishte me fëmijët ose punonte. Fëmijët e tyre janë të edukuar, duke marrë parasysh sa shumë ndjekës kanë. Të jesh i famshëm e të mbash familjen, pra duhet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme dhe të jenë të mirë”, tha atëherë.

 

 

 

Share Now

Exit mobile version