Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, vdekjen e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.