Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në afërsi të fshatit Bablak të Ferizajt. Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për një 55-vjeçar i cili mbrëmë u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij.
Të gjitha njësitet relevante policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.
Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete.
Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj./UBTNews