Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjakovë, sipas Policisë së Kosovës është gjetur dhe dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:55, derisa raportohet se personi i dyshuar është arrestuar.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’ ndaj viktimës femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.