UBT News

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë. Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version