Një grua është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, thuhet se ekipi mjekësor dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.
“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.