UBT News

Gjendet e mitura që ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren

Është gjetur e mitura e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren. Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se e mitura në mbrëmjen e së dielës kishte kaluar në pikën kufitare “Kullë” ku edhe ka hasur në policinë e Malit të Zi.

“Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi. Viktima e mitur, e cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai) si “ Person i zhdukur “që nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00, nga vendkalimi kufitar “Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi. E njëjta, nga zyrtarët policorë të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë që viktima është dëruar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren e ku është marrë raporti mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Viktima është dërguar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marrë raport mjekësor, sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për punë sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version