Është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skenderaji, e cila ishte e zhdukur që nga 19 tetori. Lajmin e ka konfirmuar i pari i Skenderajt dje, me anë të një shkrimi në Facebook.
“Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë në fshatin Gllanasellë. Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.”, shkroi Jashari në Facebook./UBTNews