Mbetjet e një luftanijeje mbretërore, e cila u fundos në vitin 1682, u gjetën në brigjet e Norfolk. Anija po transportonte mbretin James Stuart.
HMS Gloucester u fundos rreth 28 milje larg Great Yarmouth pas një mosmarrëveshjeje midis Stuart, atëherë Duka i Jorkut, dhe pilotit të anijes, James Ayres rreth lundrimit në brigjet e rërës Norfolk.
Anija u fundos brenda një ore pas sulmit, në orën 05:30 të mëngjesit të 6 majit, ku mbetën të vdekur rreth 130 deri në 250 ekuipazh dhe pasagjerë.
James Stuart vazhdoi të sundojë si Mbreti James II i Anglisë dhe Irlandës dhe James VII i Skocisë nga vitet 1685 deri në 1688, derisa u rrëzua në Revolucionin e Lavdishëm.
Mbetjet e anijes u gjetën nga vëllezërit Julian dhe Lincoln Barnwell, të cilët punonin me babanë e tyre të ndjerë Michael dhe dy miq, përfshirë James Little, një ish-nëndetës dhe zhytës i Marinës Mbretërore.
Vëllezërit e gjetën këtë luftanije në vitin 2007, por u desh kohë për ta konfirmuar identitetin e anijes dhe gjithashtu u shtrua nevoja që ajo të mbrohet. Prandaj vetëm tash zbulimi i saj u bë publik./UBTNews/