Në komunën e Rahovecit dhe në Prizren janë gjetur mbetje mortore. Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti njoftoi se trupat do t’u dërgohen Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe pastaj do t’iu dorëzohen familjarëve për rivarrim.
“Sot ekipi i Mjeksisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë për Krime të Luftës dhe Prokuroren e rastit, të prirë nga zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, fillimisht në Rahovec gjetën një trup i cili ishte varrosur nga policët serb gjatë ofensivës serbe në fillim të majit 1999 dhe më pas edhe në lagjen Tusus në Prizren.Trupat do të dërgohen në morgun e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe më pas ju dorëzohen familjeve për rivarrim dinjitoz!Falënderoj Komisionin Qeveritar për Persona të zhdukur, ekipin e Mjekësisë Ligjore, Prokuroren e rastit dhe Policinë e Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në gjetjen dhe identifikimin e familjarëve tanë të vrarë në mënyrë qyqare nga Serbia!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Gjendet një trup (mbetje kockore) në varrezat e qytetit të Rahovecit dhe një në lagjen Tusus të Prizrenit Sot ekipi i…
Posted by Selami Hoti on Friday, December 18, 2020