Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten janë lokalizuar mbetje mortore të një individi në lagjen “Matiçan” në Prishtinë, që dyshohet se i takojnë kohës së luftës.
Haxhiu ka njoftuar se mbetjet skeletore do të dërgohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit.
“Sot, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë, kanë lokalizuar mbetjet mortore të një individi në lagjen Matiçan në Prishtinë, të cilat dyshohet se i takojnë kohës së luftës. Mbetjet skeletore do të dergohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sot gjatë ditës kanë vazhduar gërmimet në fshatin Bishtazin të Gjakovës, ku një ditë më parë janë identifikuar mbetje mortore./UBTNews/