Dy raste të vdekjeve janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Njëra ka ndodhur në Gjakovë e tjera në Prizren.
Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy burra. Njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij e tjetri në banesën e tij.
“Rr. Albesian Mataj, Gjakovë 01.07.2024-08:10. Viktima mashkull kosovar, në shtëpinë tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekip mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport
“Rr. Shotë Galica, Prizren 01.07.2024-12:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.