Mbetjet e një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili.
Kevin Darmody, 65 vjeç, u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend të shtunën.
Pas një kërkimi dy-ditor në zonë, policia eutanizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut.
Policia tha se ishte një “fund tragjik” për z. Darmody. Do të kryhet një proces zyrtar identifikimi.
Z. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.
Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 m dhe 2.8 m të gjatë, u qëlluan për vdekje të hënën rreth 1.5 km nga vendi ku pershkatari u pa për herë të fundit.
Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.
Krokodilët janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë, por sulmet janë të rralla. Vdekja e z. Darmody është vetëm sulmi i 13-të fatal në Queensland që nga1985./UBTNews/